SHFK Kërste Misirkov

MPS Krste Misirkov
Gjimnazi i pare shtetëror në Kumanovë ishte formuar që nga viti 1913 dhe në te duhej të punonin 20 mësimdhënës me 638 nxënës, megjithatë filloi të punojë në vitin 1919 pas formimit të Mbretërisë së SHS. Dispononte me 8 klasa. Në vitin 1929 ka ardhur deri te ndërprerja e klasave të larta, kështu që nxënësit kumanovarë patjetër duhet të shkonin në qytetet fqinje. Në vitin 1935 prapë ka ardhur deri te ndryshime në gjimnazin: u formua gjimnazi real shtetërorë (nga viti i pare deri të katërtin) dhe gjimnazi i Lartë vetëqeverisës (nga viti i pestë deri të tetin).

Sot ndërtesa e këtij Gjimnazi është simboli I vërtetë për Kumanovën. Rrethorja e shkollës nga guri është i njohur si muri i Kumanovës, e hapësirat shfrytëzohen për mbajtjen e mësimit e dy shkollave fillore komunale “Kërste Misirkov” dhe “Braqa Milladinovci.”