Komuna e Kriva Pallankës

Kriva Pallanka është porta lindore e Republikës së Maqedonisë! Gjatë gjithë historisë Kriva Pallanka kishte dhe ka mbajtur trashëgiminë kulturore dhe historike të rëndësishme, të cilat do të ju tregojnë shumë histori nga e kaluara. Në hapsirat e komunës kultura dhe jeta u zhvilluan në neolitin.

Manastiri i madh i Shën. Joakim Osogovskit jo vetëm që është një shenjë mbrojtëse e qytetit, por edhe një simbol i Maqedonisë. Sh. Joakim Osogovski është ndërtuar në vitin 1848. Katedralja e madhe është dedikuar për Sh. Joakim Osogovskin e ndërtuar nga Andrej Damjanov ndërtues më të njohur në Ballkan në atë kohë.Enterieri dhe mbulojat e kishës janë piktoreske nga duart e katër zografëve maqedonas më të njohur nga shekulli XIX: Dimitrij Andonov Papradishki, Miron Iliev, Avram Diçov dhe Gligorie Petroviç.

Objekti i vjetër në kompleksit të manastirit është Kisha e vogël e Lindjes së Virgjëreshës së Shenjtë, që daton nga gjysma e dytë e shekullit XI. Ndërtimin e karakterizon stili bizantin. Në mënyrë të pashmangshme duhet të jetë këtu gjatë festës së Shën. Joakim Osogovskit.

Çarshia e vjetër, në të kaluarën e njohur si Çarshia e Poshtme, do të ju kthejë në një tjetër kohë. Këtu ju shihni arkitekturën karakteristike e shtëpive urbane me ballkone dhe veranda, dritaret e larta dhe dyqane nëpjesën e poshtme. Kjo çarshi, si një monument kulture, mbrohet me ligj.

Kriva Pallanka ofron mjaft ngjarjet gjatë gjithë vitit: Kolonja e drugdhendësve, shkolla verore e arkitekturës, Kolonia Ndërkombëtare e Artit, Transferzali Internacional i alpinizmit 4M, Turneun Ndërkombëtar në pingpong, Festivali Folklorik Ndërkombëtar, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, reli alpinist me xhip dhe shumë ngjarje të tjera gjatë vitit.

Kriva Palanka

Sh. Joakim Osogovski Kriva Pallankë shtrihet në shpatet e maleve të Osogovës. Kjo është varg i madh malor në pjesën lindore të Maqedonisë, të pasur me pyje, burime, bimë dhe manaferrat e shijshme. Kur doni relaksim, ajër të pastër dhe natyrën, bëni një piknik. Vizitoni të bukurin Gurin e Kalinës ose bëni lëvizje alpiniste dhe ngjituni në majën më të lartë Ruen 2252 metra, e cila me krenari shtrihej para jush. Vizitoni dhe ujëvarat e Stanecit të rrethuara nga shkëmbinjtë të përshtatshme për alpinizëm; Mali Bilino, Maja Çupino Bërdo, Studenec dhe shumë të tjerë për të cilët do të ju tregojnë vendasit e komunës së Kriva Pallankës.

Kriva Palanka

Advertisements