Kisha Shën Nikolla

Sveti Nikole Sveti Nikola Sveti Nikola
Kisha ,,Shën Nikolla” është njëra nga dy kishat ekzistuese në Kumanovë, e cila, për dallim nga tjetra,e a.q. E Re, kisha ,,Shën Troica,” ka statusin e përmendores së kulturës.

Kisha ,,Shën Nikolla” e njohur mes kumanovarëve si Kisha e vjetër, është ngritur në vitin 1851 në vendin ku para saj ka qenë një kishë e vogël, e gërmuar në tokë me nëntë shkallë, gjithashtu ,,Shën Nikolla.”

Kisha ,,Shën Nikolla” është vepër e mjeshtrit të njohur– ndërtues Andreja Damjanov nga fshati Papradishte, Veles. Është ndërtuar nga tullat dhe ka formën e bazilikës tri korabe.

Kisha është e rrethuar me mure me mbulojë e mbushur me freska- piktura dhe kullë të lartë zile në narteksin. Pjesa e brendshme e kishës ,,Shën Nikolla”, dallohet me një galeri zbukurimesh, ikonostasi të madhe dhe mobile kishe. Në enterierin e kishës karakteristike janë tavane druri kasetë të galerive, e cila është karakteristikë e shtëpisë maqedonas në shekullin e XIX. Interesant është mobile kisha përbërë nga koret, fronin e peshkopit dhe me stola druri vertikale për besimtarët në përcjelljen e shërbimit.

Kjo kishë më e madhe krishtere në Kumanovë e zbukuron oborri I kishës I gjerë, me sipërfaqe mjaft të madhe të rrethuar nga mure të larta, dhe më shumë hapësirë për shërbimet e kishës.

Advertisements