Batko Gjorgjija

Batko
Cili është tregimi i vërtetë për Batko Gjorgjinë?

Ky tekst do të jetë në funksion të zbulimit të një personaliteti, sot posaçërisht aktual në mesin e qytetarëve të Kumanovës. Edhe për arsyen se në Sheshin e qytetit para më shumë vitesh “mbiu” përmendorja e tij.
Me siguri e ndjetë se bëhet fjalë për Batko Gjorgjinë, personi i cili në një farë mënyre doli nga kënga “Vdiq Batko Gjorgjia” ose është njeriu për të cilin është kënduar e njëjta këngë, i kultivuar dhe shfrytëzuar me vite si person në krijimtari të llojeve të ndryshme, personazh i cili u bë hero i dashur, sinonim dhe simbol i Kumanovës.

Në bazë të njohurive të gazetarit Dërtkovski, Batko Gjorgjija është nga fshati Nagoriçan i Ri, ka jetuar deri në vitet e 70 – ta të shek XIX. Ka qenë njeri i jashtëzakonshëm që i ka dashur mirësitë e jetës, ka qenë i vlerësuar në fshat dhe Kumanovë, nuk ka pasur pasardhës dhe me gruan e tij Donkën e kanë birësuar djalin Arso. Ka qenë humorist, i mirëpritur në çdo shtëpi, e siç theksohet në librin e Dërtkovskit raport respektabil për të kanë pasur edhe Turqit edhe të krishterët. Veti dhe karakteristika, do të thonim, që mund t’i hasni te shumë njerëz nga ajo kohë, por edhe në kohët tona.

Për të mësuar diç më tepër për këtë personalitet që e zbukuron sheshin e Kumanovës u përpoqëm të zbulojmë, dëgjojmë edhe rrëfime të tjera. Në gjithë atë, tejet me rëndësi ishte se vallë personaliteti i Batko Gjorgjisë ka dalë nga populli, nga përcjella e “përrallës” prej gjeneratës në gjeneratë (si Itar Pejo) pse është personalitet që e ka krijuar një “autor” nga ndonjë vend dhe kohë e caktuar.

– Dimitar Masevski

Advertisements