Galeria e Ikonave – Kisha Shën Nikolla

Gallery of Icons
Galeria me koleksionin e ikonave nga rrethina e Kumanovës gjendet në kishën Shën Nikolla në qendrën e qytetit. Koleksioni është pasuri kulturore me rëndësi të veçantë e cila flet për artin nga e kaluara. Galeria është e vendosur katin e vetë kishës. Ekspozita e përhershme u hap me rastin e shënimit të 150 vjetorit të ndërtimit të kishës në janar 2001. Në galerinë gjenden ikonat të cilat rrjedhin nga disa kisha dhe manastire nga rrethina e Kumanovës të cilat gjenden në vende pasive dhe të largëta ,ku ata ishin të nënshtruara zhdukjes dhe harresë si më poshtë: Manastiri i Zabelit – kisha e Shën Virgjëreshës, Manastiri i Karpinës – kisha Paraqitja e Virgjëreshës, Manastiri i Gradishës – kisha Shën Gjorgjit Luftëbartës -f. Nagoriçan i Ri, kisha Shën Nikolla – f. Pavleshencë, kisha Uspenie na Jovanovo- f. Ërxhanoc, kisha Shën Spas-f. Dovezencë, kisha Shën Ilia –f. Nikuljanë, kisha Shën Nikolla-f. Kolick, kisha Shën Ilia-f. Zhivinjë, kisha Shën Parashkeva-f. Murgash, kisha Shën Parashkeva-f. Pezovë. Ikonat datojnë që nga shekulli i 16-të dhe 19-të, ndërsa autorët janë zoografët më të njohur të Maqedonisë: Diço Zograf, Veno Zograf, Zafir Zograf, Dimitar Andonov – Papradishki, Andrea Damjanov dhe Haxhi Kostadin nga Velesi.

Advertisements