Kanijoni i Bislimit

Bislim
Nëpërmjet bukurisë natyrore të vendit tonë, në rajonin verilindor në afërsi të qytetit të Kumanovë, në vetëm 5 kilometra gjendet një nga bukuritë më të bukura natyrore të Ballkanit – i mrekullueshmi KANIJONI I BISLIMIT. Vend me potenciale të mëdha, vend jo i njohur për publikun e gjerë, der itani i vizituar nga numër i vogël i avanturistëve. Natyra dhe shpellat misterioze, bio diversiteti unikal me karakteristika të vegjetacionit dhe numër I madh I atraksioneve si llojet endemike në Kanijonin Bislimit paraqesin materije mistike jo vetëm për studiuesit, punëtorët edukativ, avanturistët e sporteve ekstreme por edhe për investitorët potencial që të gjithë kanë qëllim të përbashkët zhvillimin e turizmit në regjionin si mundësi e zhvillimit ekonomik, beneficione dhe ngritjen e standardeve të jetesës në Maqedoninë tone të re dhe të mrekullueshme.

Me emrin Kanjoni i Bislimit, është përfshirë pjesa në mes lartësirës Krasta nga pjesa perëndimore dhe lartësirës Goliq nga ana lindore, apo thellë në luginën e gdhendur të lumit Pçinja nga f. Dobroshan deri në f. Pçinja.

Kanijoni është i gjatë vetëm 7 km, por edhe në gjatësi aq të vogël ka shumëçka për të parë. Në mesin e popullatës kjo hapësirë është e njohur “Bislim” dhe menjëherë asocon në hapësirë gurore misterioze ku rrallë dikush kalon. Sipas njohurive, emri me siguri origjinën e ka nga fshat mesjetar e cila shtrihej në mes të luginës, dhe të cilat janë të zhvendosur në fund të shekullit 16 apo shekullin e 17, d.m.th. gjatë sundimit turk.

Bislim

Bislim

Bislim

Zonat për zhvillimin potencial të investimeve përfshijnë:
Alpinizëm
Ekskursione
Gjueti
Peshkim
Zip-linja
çiklizëm malor
Lundrim

Advertisements