IK Muzeu i Kumanovë

Muzej Muzej Muzej
Fillimet e veprimtarisë së muzeut në Kumanovë datojnë nga viti 1951, kur është themeluar Muzeu i qytetit dhe qendra arkivore. Më 12.21.1964 u formua institucion autonom Muzeu Historik. E cila në vitin 1979 e ndryshoi emrin e saj në Muzeun Kombëtar Kumanovë. Ndërtesa e muzeut ishte ish vilë e një industrialist të pasur nga Peskovaci Zhivko Stojiljkoviq, e ndërtuar në vitin 1926 me shenjë tipike të arkitekturës së vjetër të qytetit. Gjendet në afërsi të qendrës së qytetit, në oborrin e të cilit është e vendosur lapidari. Nga 27 korrik 2004, muzeu u ri-regjistruar si Institut Kombëtar Muzeu Kumanovë.

Në ekzistencën e tij shumëvjeçare, muzeu afirmohet si institucion i rëndësishëm shkencor, kulturor dhe arsimor. Sipas strukturës së saj organizative i takon muzeve të përgjithshme me repartet në vijim – arkeologjike, historike, etnologjike, artit dhe repartit për evidentim, dokumentimi dhe mbrojtja. Disponon me gjithsej 7,000 eksponate nga koleksionet e të gjitha reparteve, si rezultat i hulumtimit në terren dhe përpunimit shkencorë. Kjo trashëgimi kulturore, në kontinuitet është prezantuar përmes ekspozitave të herëpashershme tematike, numri i të cilit është mbi 650, dhe sot materiali i muzeut është i ekspozuar në një ekspozitë të përhershme në ndërtesën e muzeut, në katin përdhes dhe katin e parë, në sipërfaqe prej 250m2. Në veprimtarinë e sajë hulumtuese ekspozuese, botuese dhe veprimtarinë kulturo – arsimore, muzeu ka marrë disa çmime dhe mirënjohje, mes cilave dy here çmimin e nëntorit, 1972 dhe 1986.

Në rajonin e Kumanovës janë regjistruar më shumë se 250 lokalitetet arkileogjike, e pjesërisht janë hulumtuar vetëm 14. Jetesa më e vjetër, e vërtetuar me hulumtime arkeologjike rrjedhë nga koha e re e gurit, neolit.
Sendet arkeologjike janë radhitur në 4 përmbledhje: parahistoria, antika, shekulli i mesëm dhe numizmatika.

Fondi i repartit të historisë është më i pasur, i shpërndarë në 4 përmbledhje në periudha. Lëvizja revolucionare – kombëtare, mes dy luftërave botërore, LNÇ dhe periudha socialiste.

Reparti etnologjik përmban më shumë përmbledhje. Veshje kombëtare dhe pëlhura, sende për përdorim personal, sende shtëpiake, ekonomi popullore, instrumente muzikore popullore dhe tradita popullore. Përmbledhja më e madhe është e veshja kombëtare dhe pëlhura.

Advertisements