Sheshi i Qytetit

Square
Sheshi është sheshi qendror në Kumanovë dhe ndodhet në zemër të qytetit. Këtu mund të shihni shumë monumente interesante dhe ndërtesa. Duke filluar nga Shtëpia e zejtarisë, e cila është karakteristika më e rëndësishme e Kumanovës, dhe është e vendosur në anën jug-lindore të sheshit. Menjëherë përballë Shtëpisë së zejtarisë është statua e Batko Gjorgjijës, legjenda urbane e qytetit, me fontanë të shkëlqyeshme. Përballë rrugës gjendet “Rrethi i kasapëve”, e cila sot është një ndërtesë administrative. Në Sheshin qendrorë, në anën verilindore, është monumenti i quajtur “Katër Shtyllat” me fontanë. Qendra tregtare Nama është në anën veriore të sheshit. Sheshi i Kumanovës e është një vend takimi, si dhe një vend qendror për relaksim të qytetarëve të Kumanovës. Në afërsi të sheshit ka shumë dyqane, kafene, restorante dhe bare, ku ju mund të kaloni mirë ose thjeshtë mund të ulen në një nga karriget e vendosura rreth sipërfaqeve të gjelbra dhe lulishte dhe të vëzhgoni mënyrën e jetesës dinamike të qytetarëve të Kumanovës. Shumë ngjarje, si koncerte, ekspozita, panaire, dhe të ngjashme, mbahen në shesh. Tradicionalisht, çdo Viti i Ri, Kryetari i Komunës dhe Këshilli i Komunës, organizojnë festim të përbashkët me shfaqjet e yjeve rajonale të muzikës dhe fishekzjarr. Edhe nji tjetër ngjarje e madhe që mbahet në sheshin qendror në Kumanovë, është festimi I Ditës së çlirimit të qytetit, 11 Nëntori.

Advertisements